Kremlini: Nuk po e shtyjmë Serbinë që të nxisë tensione në Kosovë

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov. Fotografi nga arkivi.
Kremlini hodhi poshtë pretendimet e Kosovës se Rusia po e shtynë Serbinë që ta destabilizojë situatën në Kosovën. Nga Kremlini thanë se Serbia vetëm po mbron të drejtat e serbëve etnikë.
I pyetur lidhur me deklaratat e ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, se Serbia, nën ndikimin e Rusisë, po synon të destabilizojë Kosovën, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se “është krejtësisht e gabuar” që të flitet për ndikimin destruktiv rus.
Ministri Sveçla deklaroi më 27 dhjetor se Serbia është ndikuar nga Rusia kur ka marrë vendimin që të rrisë në nivelin më të lartë gatishmërinë luftarake të forcave ushtarake dhe policore.
“Deklarimet se Republika e Kosovës ka ngritur gjendje gatishmërie janë tërësisht të pavërteta dhe janë pjesë e propagandës së dyshes Serbi- Rusi”, tha ai, duke hedhur poshtë pretendimet e zyrtarëve serbë se Kosova po ashtu ka rritur nivelin e gatishmërisë luftarake.
Ndryshe, Rusia është aleate e Serbisë dhe Beogradi ka llogaritur në mbështetjen e Moskës për të bllokuar Prishtinën që të anëtarësohet në organizata dhe institucione ndërkombëtare. Përderisa Serbia ende vazhdon të refuzojë që të vendosë sanksione ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të paprovokuar të Ukrainës, Kosova e ka sanksionuar Moskën.
Serbia ka mohuar se po tenton të destabilizojë Kosovën dhe ka argumentuar se po i mbron serbët që jetojnë në Kosovë.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi të martën se Serbia do të "vazhdojë të luftojë për paqe dhe kërkon një zgjidhje kompromisi".
Tensionet në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, janë rritur që nga nëntori, pasi zyrtarët serbë u tërhoqën nga institucionet e Kosovës. Por, tensionet kulmuan më 10 dhjetor, kur disa serbë lokalë ngritën barrikada.
Barrikadat e ngritura në veri të Kosovës kanë bllokuar rrugët që çojnë drejt dy pikëkalimeve kufitare, Jarinjë dhe Bërnjak, që lidhin Kosovën me Serbinë.
Që nga 10 dhjetori këto dy pikëkalime janë mbyllur për qarkullim, ndërkaq më 27 dhjetor u mbyll edhe pika kufitare e Merdares, pasi u vendosën barrikada në rrugën që çon drejt Merdarjes në anën e territorit të Serbisë.
Barrikada në Serbi mban mbyllur Merdaren
1/12Barrikada e vendosur në territorin e Serbisë në rrugën që shpie në Merdare.
Pika e kufitare midis Kosovës dhe Serbisë në Merdare vazhdon të jetë e mbyllur për qarkullim si pasojë e vendosjes së barrikadës në rrugë, rreth dy kilometra brenda territorit të Serbisë. Radio Evropa e Lirë ju sjell pamje nga të dy anët e pikës kufitare të Merdares.
2/12Një tjetër pamje nga barrikada e vendosur nga serbët në rrugën që çon kah pika e kalimit kufitar me Kosovën, Merdare.
Pika e kufitare midis Kosovës dhe Serbisë në Merdare vazhdon të jetë e mbyllur për qarkullim si pasojë e vendosjes së barrikadës në rrugë, rreth dy kilometra brenda territorit të Serbisë. Radio Evropa e Lirë ju sjell pamje nga të dy anët e pikës kufitare të Merdares.
3/12Në barrikadën e vendosur në rrugë shihet edhe një grup qytetarësh serbë.
Pika e kufitare midis Kosovës dhe Serbisë në Merdare vazhdon të jetë e mbyllur për qarkullim si pasojë e vendosjes së barrikadës në rrugë, rreth dy kilometra brenda territorit të Serbisë. Radio Evropa e Lirë ju sjell pamje nga të dy anët e pikës kufitare të Merdares.
4/12Pije e ushqime shihen në një ulëse të improvizuar pranë barrikadës në territorin e Serbisë.
Pika e kufitare midis Kosovës dhe Serbisë në Merdare vazhdon të jetë e mbyllur për qarkullim si pasojë e vendosjes së barrikadës në rrugë, rreth dy kilometra brenda territorit të Serbisë. Radio Evropa e Lirë ju sjell pamje nga të dy anët e pikës kufitare të Merdares.
5/12Kjo barrikadë u vendos më 27 dhjetor brenda territorit të Serbisë, rreth 2 kilometra nga Merdarja.
Pika e kufitare midis Kosovës dhe Serbisë në Merdare vazhdon të jetë e mbyllur për qarkullim si pasojë e vendosjes së barrikadës në rrugë, rreth dy kilometra brenda territorit të Serbisë. Radio Evropa e Lirë ju sjell pamje nga të dy anët e pikës kufitare të Merdares.
6/12Pika e kalimit kufitar mes Kosovës dhe Serbisë, në Merdare, më 28 dhjetor 2022.
Pika e kufitare midis Kosovës dhe Serbisë në Merdare vazhdon të jetë e mbyllur për qarkullim si pasojë e vendosjes së barrikadës në rrugë, rreth dy kilometra brenda territorit të Serbisë. Radio Evropa e Lirë ju sjell pamje nga të dy anët e pikës kufitare të Merdares.
7/12Rruga pa automjete afër pikës së kalimit kufitar në Merdare. Në anën serbe të Merdares, sipas autoriteteve të Kosovës, janë vendosur barrikada për rreth dy kilometra para arritjes në këtë pikë kufitare.
Pika e kufitare midis Kosovës dhe Serbisë në Merdare vazhdon të jetë e mbyllur për qarkullim si pasojë e vendosjes së barrikadës në rrugë, rreth dy kilometra brenda territorit të Serbisë. Radio Evropa e Lirë ju sjell pamje nga të dy anët e pikës kufitare të Merdares.
8/12Rruga Prishtinë-Nish, që kalon përmes Merdares, përdoret për qarkullim nga diaspora e Kosovës, por edhe nga serbët që jetojnë në jug të Lumit Ibër.
Pika e kufitare midis Kosovës dhe Serbisë në Merdare vazhdon të jetë e mbyllur për qarkullim si pasojë e vendosjes së barrikadës në rrugë, rreth dy kilometra brenda territorit të Serbisë. Radio Evropa e Lirë ju sjell pamje nga të dy anët e pikës kufitare të Merdares.
9/12Policia e Kosovës tha se bllokimi i Merdares është “i kundërligjshëm” dhe po pamundëson lëvizjen dhe qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave.
Pika e kufitare midis Kosovës dhe Serbisë në Merdare vazhdon të jetë e mbyllur për qarkullim si pasojë e vendosjes së barrikadës në rrugë, rreth dy kilometra brenda territorit të Serbisë. Radio Evropa e Lirë ju sjell pamje nga të dy anët e pikës kufitare të Merdares.
10/12Merdare, 28 dhjetor 2022.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), tha se “grupet kriminale serbe” bllokuan kufirin në Merdare dhe ftoi të gjithë qytetarët e Kosovës dhe ata të diasporës që t'i shfrytëzojnë pika të tjera kufitare për të arritur në Kosovë.
Pika e kufitare midis Kosovës dhe Serbisë në Merdare vazhdon të jetë e mbyllur për qarkullim si pasojë e vendosjes së barrikadës në rrugë, rreth dy kilometra brenda territorit të Serbisë. Radio Evropa e Lirë ju sjell pamje nga të dy anët e pikës kufitare të Merdares.
11/12Që prej kur janë vendosur barrikadat 19 ditë më parë, në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe, janë regjistruar disa incidente me armë zjarri, granata dore dhe shok bomba.
Pika e kufitare midis Kosovës dhe Serbisë në Merdare vazhdon të jetë e mbyllur për qarkullim si pasojë e vendosjes së barrikadës në rrugë, rreth dy kilometra brenda territorit të Serbisë. Radio Evropa e Lirë ju sjell pamje nga të dy anët e pikës kufitare të Merdares.
12/12MPJD udhëzon qytetarët që tashmë kanë hyrë në Serbi, që t’i përdorin pikat kufitare në Mutivodë, Dheu i Bardhë ose të marrin rrugë përmes Maqedonisë së Veriut - pikëkalimi kufitar i Preshevës - përmes Shkupit.
Pika e kufitare midis Kosovës dhe Serbisë në Merdare vazhdon të jetë e mbyllur për qarkullim si pasojë e vendosjes së barrikadës në rrugë, rreth dy kilometra brenda territorit të Serbisë. Radio Evropa e Lirë ju sjell pamje nga të dy anët e pikës kufitare të Merdares.
Previous slide
Next slide
Serbët lokalë kanë thënë se barrikadat në Kosovë janë vendosur në shenjë pakënaqësie me arrestimin e një ish-polici serb të Kosovës. Dejan Pantiq, sipas autoriteteve në Kosovë, është arrestuar nën dyshimet se ka organizuar sulmin e 6 dhjetorit ndaj zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Kosova ka thënë se përgjegjës për barrikadat janë “grupet kriminale” që kanë mbështetjen e Serbisë. Beogradi, ndërkaq, ka thënë se barrikadat do të hiqen kur Prishtina të formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.