Ndërlidhjet

Kardiokirurgët ukrainas operojnë edhe kur ndalet rryma


Kardiokirurgët ukrainas operojnë edhe kur ndalet rryma
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:03:29 0:00

Shërbimi ukrainas i Radios Evropa e Lirë ka vizituar Institutin e Zemrës në Kiev, ku kirurgët vazhdojnë të kryejnë operacione për shpëtim jete, pavarësisht ndërprerjeve të energjisë elektrike. Që prej fillimit të pushtimit të shkallës së gjerë të Ukrainës nga Rusia, instituti është dashur të përgatitet për të gjitha llojet e katastrofave, përfshirë përdorimin e gjeneratorëve të shumtë me naftë dhe hapjen e një pusi për të siguruar furnizimin me ujë për pacientët dhe për shërbimet esenciale mjekësore. Pavarësisht sfidave, Instituti i Zemrës i Kievit thotë se ka kryer një numër rekord operacionesh në vitin 2022. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Arben Hoti)

XS
SM
MD
LG