Ndërlidhjet

Rusia me valë të re sulmesh me dronë ndaj Ukrainës

Pamje nga sulmi rus me dronë në Ukrainë.
Pamje nga sulmi rus me dronë në Ukrainë.

Pjesë të ndryshme të Ukrainës u përballën me një aksion të ri të Rusisë, e cila përdori dronë për të kryer sulme, por shumica e dronëve u asgjësuan nga mbrojtja ajrore ukrainase, thanë më 4 maj zyrtarët ukrainas.

Sulmet ndodhën një ditë pasi më shumë se 20 civilë u vranë nga dronët e prodhuar nga Irani, derisa Moska vazhdonte të godiste qytetin Bahmut që ka qenë pjesa qendrore e ofensivës së saj lindore.

Mbrojtësit ukrainas rrëzuan 18 nga 24 dronë në të gjithë Ukrainën, tha Komanda e Forcave Ajrore të Ukrainës, duke shtuar se sulmi u nis përsëri nga dy drejtime, nga rajoni verior rus i Brianskut dhe nga bregu i Detit Azov.

Kryeqyteti i Ukrainës, Kievi, u vu në shënjestër nga dronët për herë të tretë në katër ditë, tha administrata e qytetit, por të gjithë u shkatërruan.

Megjithatë, mbetjet nga rënia e dronëve dëmtuan automjetet dhe rrugët në pjesë të kryeqytetit, por nuk u raportua për viktima, tha administrata e qytetit.

Një alarm për sulm ajror që zgjati për disa orë, u shpall në Kiev dhe rajone të tjera dhe raportet në mediat sociale thanë se shpërthimet mund të dëgjoheshin edhe në rajonet Odesa dhe Zaporizhja.

Sulmi gjatë natës të së mërkurës u bë kritik pas një dite të mëparshme të sulmeve vdekjeprurëse me dronë që vranë të paktën 25 persona, 23 prej tyre në qytetin jugor të Hersonit.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, shprehu ngushëllime për familjet e viktimave.

“Nata e terrorit rus” ndaj qyteteve ukrainase

<div>Një ndërtesë banimi në Uman e përfshirë nga zjarri, pas sulmeve ruse me raketa mëngjesin e 28 prillit. Sipas guvernatorit rajonal, Igor Taburets, dy raketa goditën ndërtesën nëntëkatëshe, duke vrarë të paktën dhjetë persona, përfshirë dy fëmijë.</div>

<div>&nbsp;</div>
1/12
Një ndërtesë banimi në Uman e përfshirë nga zjarri, pas sulmeve ruse me raketa mëngjesin e 28 prillit. Sipas guvernatorit rajonal, Igor Taburets, dy raketa goditën ndërtesën nëntëkatëshe, duke vrarë të paktën dhjetë persona, përfshirë dy fëmijë.
 
Rusia ka lëshuar mbi 20 raketa dhe dy dronë drejt Kievit dhe qyteteve të tjera ukrainase më 28 prill. Zyrtarët thanë se të paktën 12 persona u vranë në sulmin e parë të shkallës së gjerë në pothuajse dy muaj. Qyteti më i goditur nga sulmet vdekjeprurëse është ai i Umanit.
Një grua, me një fëmijë në duar, duke u larguar nga vendi ku u godit me raketa ruse një ndërtesë banimi në Uman.
2/12 Një grua, me një fëmijë në duar, duke u larguar nga vendi ku u godit me raketa ruse një ndërtesë banimi në Uman.
Rusia ka lëshuar mbi 20 raketa dhe dy dronë drejt Kievit dhe qyteteve të tjera ukrainase më 28 prill. Zyrtarët thanë se të paktën 12 persona u vranë në sulmin e parë të shkallës së gjerë në pothuajse dy muaj. Qyteti më i goditur nga sulmet vdekjeprurëse është ai i Umanit.
Punëtorët e shpëtimit në Uman duke kërkuar për të mbijetuar nën rrënojat e një ndërtese. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, dënoi sulmet ajrore dhe ngjarjen e përshkroi si &ldquo;nata e terrorit rus&rdquo;.
3/12 Punëtorët e shpëtimit në Uman duke kërkuar për të mbijetuar nën rrënojat e një ndërtese. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, dënoi sulmet ajrore dhe ngjarjen e përshkroi si “nata e terrorit rus”.
Rusia ka lëshuar mbi 20 raketa dhe dy dronë drejt Kievit dhe qyteteve të tjera ukrainase më 28 prill. Zyrtarët thanë se të paktën 12 persona u vranë në sulmin e parë të shkallës së gjerë në pothuajse dy muaj. Qyteti më i goditur nga sulmet vdekjeprurëse është ai i Umanit.
Një nga viktimat në Uman ishte një 75-vjeçare, e cila ishte duke fjetur në kohën kur ndërtesa e saj u godit nga sulmet ruse. Ekipet emergjente besojnë se ajo vdiq si pasojë e gjakderdhjes së brendshme të shkaktuar nga dridhjet pas shpërthimit.
4/12 Një nga viktimat në Uman ishte një 75-vjeçare, e cila ishte duke fjetur në kohën kur ndërtesa e saj u godit nga sulmet ruse. Ekipet emergjente besojnë se ajo vdiq si pasojë e gjakderdhjes së brendshme të shkaktuar nga dridhjet pas shpërthimit.
Rusia ka lëshuar mbi 20 raketa dhe dy dronë drejt Kievit dhe qyteteve të tjera ukrainase më 28 prill. Zyrtarët thanë se të paktën 12 persona u vranë në sulmin e parë të shkallës së gjerë në pothuajse dy muaj. Qyteti më i goditur nga sulmet vdekjeprurëse është ai i Umanit.
Një grua qan teksa sheh një ndërtesë të shkatërruar në Uman.
5/12 Një grua qan teksa sheh një ndërtesë të shkatërruar në Uman.
Rusia ka lëshuar mbi 20 raketa dhe dy dronë drejt Kievit dhe qyteteve të tjera ukrainase më 28 prill. Zyrtarët thanë se të paktën 12 persona u vranë në sulmin e parë të shkallës së gjerë në pothuajse dy muaj. Qyteti më i goditur nga sulmet vdekjeprurëse është ai i Umanit.
Ekipet e shpëtimit dhe qytetarët e Umanit kërkojnë për të mbijetuar të bllokuar nën rrënoja.
6/12 Ekipet e shpëtimit dhe qytetarët e Umanit kërkojnë për të mbijetuar të bllokuar nën rrënoja.
Rusia ka lëshuar mbi 20 raketa dhe dy dronë drejt Kievit dhe qyteteve të tjera ukrainase më 28 prill. Zyrtarët thanë se të paktën 12 persona u vranë në sulmin e parë të shkallës së gjerë në pothuajse dy muaj. Qyteti më i goditur nga sulmet vdekjeprurëse është ai i Umanit.
Një punëtor i shpëtimit ndihmon një grua në Uman.&nbsp;
7/12 Një punëtor i shpëtimit ndihmon një grua në Uman. 
Rusia ka lëshuar mbi 20 raketa dhe dy dronë drejt Kievit dhe qyteteve të tjera ukrainase më 28 prill. Zyrtarët thanë se të paktën 12 persona u vranë në sulmin e parë të shkallës së gjerë në pothuajse dy muaj. Qyteti më i goditur nga sulmet vdekjeprurëse është ai i Umanit.
Ekipet e shpëtimit duke larguar trupat e personave që u vranë në Uman nga sulmet ruse. Kryeqyteti ukrainas, Kiev, po ashtu u godit nga shpërthimet. Zyrtarët raportuan se njësitë e mbrojtjes ajrore rrëzuan 11 raketa dhe dy dronë rusë.
8/12 Ekipet e shpëtimit duke larguar trupat e personave që u vranë në Uman nga sulmet ruse. Kryeqyteti ukrainas, Kiev, po ashtu u godit nga shpërthimet. Zyrtarët raportuan se njësitë e mbrojtjes ajrore rrëzuan 11 raketa dhe dy dronë rusë.
Rusia ka lëshuar mbi 20 raketa dhe dy dronë drejt Kievit dhe qyteteve të tjera ukrainase më 28 prill. Zyrtarët thanë se të paktën 12 persona u vranë në sulmin e parë të shkallës së gjerë në pothuajse dy muaj. Qyteti më i goditur nga sulmet vdekjeprurëse është ai i Umanit.
Zjarrfikësit duke punuar në një ndërtesë në Uman. Raketat u lëshuan nga avionë që operojnë në rajonin e detit Kaspik, tha komandanti i ushtrisë ukrainase, Valeriy Zaluzhniy.<br />
&nbsp;
9/12 Zjarrfikësit duke punuar në një ndërtesë në Uman. Raketat u lëshuan nga avionë që operojnë në rajonin e detit Kaspik, tha komandanti i ushtrisë ukrainase, Valeriy Zaluzhniy.
 
Rusia ka lëshuar mbi 20 raketa dhe dy dronë drejt Kievit dhe qyteteve të tjera ukrainase më 28 prill. Zyrtarët thanë se të paktën 12 persona u vranë në sulmin e parë të shkallës së gjerë në pothuajse dy muaj. Qyteti më i goditur nga sulmet vdekjeprurëse është ai i Umanit.
<div>Zjarrfikësit shuajnë zjarrin në një depo, që u godit nga sulmet ruse në Dnipro, në lindje të Ukrainës. Autoritetet raportuan se një grua 31-vjeçare dhe vajza e saj 2-vjeçare u vranë në sulmet e mëngjesit të 28 prillit.</div>

<div>&nbsp;</div>
10/12
Zjarrfikësit shuajnë zjarrin në një depo, që u godit nga sulmet ruse në Dnipro, në lindje të Ukrainës. Autoritetet raportuan se një grua 31-vjeçare dhe vajza e saj 2-vjeçare u vranë në sulmet e mëngjesit të 28 prillit.
 
Rusia ka lëshuar mbi 20 raketa dhe dy dronë drejt Kievit dhe qyteteve të tjera ukrainase më 28 prill. Zyrtarët thanë se të paktën 12 persona u vranë në sulmin e parë të shkallës së gjerë në pothuajse dy muaj. Qyteti më i goditur nga sulmet vdekjeprurëse është ai i Umanit.
Një tjetër lokacion që u godit nga raketat ruse në qytetit Ukrainka, që gjendet 40 kilometra në jug të Ukrainës. në këtë qytet u sulmua një ndërtesë banimi.
11/12 Një tjetër lokacion që u godit nga raketat ruse në qytetit Ukrainka, që gjendet 40 kilometra në jug të Ukrainës. në këtë qytet u sulmua një ndërtesë banimi.
Rusia ka lëshuar mbi 20 raketa dhe dy dronë drejt Kievit dhe qyteteve të tjera ukrainase më 28 prill. Zyrtarët thanë se të paktën 12 persona u vranë në sulmin e parë të shkallës së gjerë në pothuajse dy muaj. Qyteti më i goditur nga sulmet vdekjeprurëse është ai i Umanit.
Një banor duke pastruar pasi banesa e tij u godit nga fragmente të një rakete ruse.
12/12 Një banor duke pastruar pasi banesa e tij u godit nga fragmente të një rakete ruse.
Rusia ka lëshuar mbi 20 raketa dhe dy dronë drejt Kievit dhe qyteteve të tjera ukrainase më 28 prill. Zyrtarët thanë se të paktën 12 persona u vranë në sulmin e parë të shkallës së gjerë në pothuajse dy muaj. Qyteti më i goditur nga sulmet vdekjeprurëse është ai i Umanit.
Previous slide
Next slide

Zelensky tha se viktimat ishin civilë që u vranë në një qendër tregtare, një stacion treni, ndërtesa banimi, një dyqan harduerësh dhe një pikë karburanti në rajonin Herson.

Numri i njerëzve të vrarë në Herson u rrit, ndërsa sulmet me dronë vazhduan deri në orët e vona.

Guvernatori i Hersonit, Oleksandr Prokudin, shpalli një shtetrrethim 58 orësh për të filluar në qytetin Herson në orën 20:00, më 5 maj.

Ditët e fundit, Hersoni është sulmuar rregullisht nga forcat ruse të pozicionuara përtej lumit Dnjepër.

Forcat ruse vazhduan valën e sulmeve të pasuksesshme në qytetin Bahmut, në rajonin lindor të Donjeckut, tha ushtria ukrainase në njoftimin e saj të përditshëm më 4 maj.

Përpjekjet kryesore të Rusisë mbeten të fokusuara në sulmet në vijën e frontit Bahmut ku luftimet më të ashpra dhe granatimet e pandërprera ruse janë duke u zhvilluar, tha Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, duke shtuar se forcat e saj zmbrapsën 40 sulme gjatë 24 orëve të fundit.

Ndërkaq, një ditë më parë pati raportime për zjarre në vende të ndryshme në Rusi, duke përfshirë një depo karburanti në fshatin rus, Volna, pranë urës për në Krime, dhe Kremlini pretendoi se ai parandaloi një sulm me dronë që synonte të godiste rezidencën e presidentit rus, Vladimir Putin.

Ukraina mohoi çdo përfshirje në sulmin e supozuar, duke sugjeruar se Moska e organizoi atë përpara një kundërofensive të pritshme ukrainase.

Ky material është pjesë e rubrikave
XS
SM
MD
LG