Atmosfera në tubimin pro-Vuçiqit në Beograd
Një tubim i Partisë Progresive Serbe në pushtet u organizua të premten në qendër të Beogradit. Tubimi u mbajt në ditët kur dhjetëra mijëra njerëz po protestojnë me ftesë të opozitës, të pakënaqur me reagimin e qeverisë ndaj vrasjeve masive që tronditën vendin. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
5
Vuçiq iu drejtohet mbështetësve të tij gjatë tubimit para ndërtesës së Parlamentit në Beograd, Serbi, 26 maj 2023.
6
Tubimi para Kuvendit të Serbisë.
7
Në takimin e organizuar nga Partia Progresive Serbe në pushtet morën pjesë njerëz nga Serbia, por edhe nga Bosnja e Hercegovina, entiteti i Republikës Sërpska dhe nga Kosova.
8
Disa nga të pranishmit shfaqën edhe shkronjën Z, një simbol i pushtimit rus të Ukrainës.