Ndërlidhjet

Mitrovicë e Veriut, 13 qershor.
Mitrovicë e Veriut, 13 qershor.

Qetësohet situata në Mitrovicë të Veriut

  • Rreth orës 13:00 të së martës, në Mitrovicë të Veriut janë dëgjuar sirena alarmi.
  • Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë të lënduar gjatë një aksioni në veri.
  • Sipas tij, Policia e Kosovës në këtë aksion e ka arrestuar Milun Milenkoviq- Llune, “një nga udhëheqësit e formacionit kriminal 'Mbrojtja Civile’”.
  • Sipas Sveçlës, i njëjti ka qenë edhe organizatori kryesor i sulmeve ndaj forcave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan para dy javësh.
  • Serbët lokalë kanë organizuar në tri komunat në veri të Kosovës, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.
  • Ata kanë protestuar rregullisht prej 29 majit, për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve shqiptarë në ndërtesat komunale.
07:05 30.5.2023

BE-ja i kërkon Kosovës që “menjëherë” ta shtensionojë situatën

Bashkimi Evropian dënoi dhunën në Zveçan - komunë me shumicë serbe në veri të Kosovës - “në termat më të fuqishëm të mundshëm”.

Një ditë më herët atje, grupe protestuesish serbë, që kundërshtonin instalimin e kryetarëve të rinj shqiptarë, u përleshën me forcat paqeruajtëse të KFOR-it.

Së paku 25 ushtarë u plagosën, ashtu si edhe dhjetëra protestues.

“Aktet e dhunshme, të kryera ndaj trupave të KFOR-it, mediave, civilëve dhe policisë janë absolutisht të papranueshme”, tha shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.

Përmes një postimi në Twitter, ai tha se BE-ja u kërkon autoriteteve të Kosovës dhe protestuesve që “menjëherë dhe pa kushte” ta shtensionojnë situatën.

“Ne presim që palët të veprojnë me përgjegjësi dhe të gjejnë menjëherë një zgjidhje politike përmes dialogut”, tha Borrell.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.
Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.

06:40 30.5.2023

Vazhdojnë protestat

Protesta kundër kryetarëve shqiptarë të komunave me shumicë serbe Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, u paralajmëruan edhe për sot.

Një ditë më herët, ushtarët e KFOR-it u përleshën me protestues serbë që refuzuan t’i binden thirrjes së misionit paqeruajtës për t’u larguar nga hapësira pranë komunës së Zveçanit.

Së paku 25 ushtarë të KFOR-it u plagosën, ashtu si edhe dhjetëra protestues.

Shikoni pamjet:

Dhunë, të shtëna e gaz lotsjellës pas intervenimit të KFOR-it
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:01:08 0:00

06:28 30.5.2023

Mirëmëngjesi të gjithëve,

REL vazhdon sot me mbulimin direkt të zhvillimeve në veri të Kosovës.

Ekipet tona janë në terren. Na përcillni për më të rejat e fundit.

23:42 29.5.2023

Të nderuar lexues,

REL po e mbyll mbulimin direkt të zhvillimeve në veri të Kosovës. Për të rejat e fundit, na përcillni në rubrikën e lajmeve.

Rikthehemi prapë mëngjesin e së martës. Faleminderit që na ndiqni! Natën e mirë!

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG