Ndërlidhjet

Mitrovicë e Veriut, 13 qershor.
Mitrovicë e Veriut, 13 qershor.

Qetësohet situata në Mitrovicë të Veriut

  • Rreth orës 13:00 të së martës, në Mitrovicë të Veriut janë dëgjuar sirena alarmi.
  • Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë të lënduar gjatë një aksioni në veri.
  • Sipas tij, Policia e Kosovës në këtë aksion e ka arrestuar Milun Milenkoviq- Llune, “një nga udhëheqësit e formacionit kriminal 'Mbrojtja Civile’”.
  • Sipas Sveçlës, i njëjti ka qenë edhe organizatori kryesor i sulmeve ndaj forcave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan para dy javësh.
  • Serbët lokalë kanë organizuar në tri komunat në veri të Kosovës, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.
  • Ata kanë protestuar rregullisht prej 29 majit, për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve shqiptarë në ndërtesat komunale.
08:30 30.5.2023

Kupchan: Qeveria të tërhiqet nga instalimi i kryetarëve në veri

Charles Kupchan, nga Këshilli amerikan për Marrëdhënie me Jashtë, thotë se Qeveria e Kosovës duhet të tërhiqet nga përpjekjet për instalimin e kryetarëve shqiptarë në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Sipas tij, këto janë veprime që, në afat të gjatë, janë të padobishme dhe kundërproduktive.

“Mendoj se duhet të shohim që Qeveria e Serbisë dhe ajo e Kosovës ulen bashkë dhe përpiqen t’i përpunojnë detajet e marrëveshjes [për normalizimin e marrëdhënieve]. Vetëmenaxhimi për komunitetin serb duket të jetë një prej pengesave kryesore. Mendoj se ajo që po ndodh tani në veri, është një shpërqendrim nga ky hap i rëndësishëm i marrëveshjes”, thotë Kupchan në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë.

Sipas tij, problemi i veriut të Kosovës mund të zgjidhet vetëm me një marrëveshje të gjerë midis Prishtinës dhe Beogradit.

Intervistën e plotë mund ta lexoni këtu.

08:05 30.5.2023

Pamje nga Zveçani, një ditë pas protestave të dhunshme

07:48 30.5.2023

Policia thotë se situata në veri është e qetë

Situata e sigurisë në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok aktualisht është e qetë, thonë nga Policia e Kosovës.

“Nuk kemi ndonjë incident që e kemi regjistruar. Policia është duke i kryer detyrat e veta sipas angazhimeve që i ka”, thotë Veton Elshani nga ky institucion për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, zyrtarët policorë po vazhdojnë të qëndrojnë pranë tri ndërtesave komunale në veri të Kosovës.

07:15 30.5.2023

Anulohen aktivitetet e “Defender Europe ‘23”

Ministria e Mbrojtjes e Kosovës njoftoi se, për shkak të situatës në veri të Kosovës, aktivitetet e parapara për sot në kuadër të ushtrimit ndërkombëtar “Defender Europe '23”, anulohen.

Detaje të tjera nuk u dhanë.

Nga 21 maji, Kosova është bërë nikoqire e stërvitjeve më të mëdha ndërkombëtare në rajonin e Ballkanit, "Defender Europe 2023", [Mbrojtësi i Evropës 2023].

Është paraparë që këto stërvitje të zgjasin deri më 2 qershor dhe në to të marrin pjesë mbi 1.300 ushtarakë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, së bashku me 24.000 ushtarakë të 25 vendeve të NATO-s.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG