Ndërlidhjet

Mitrovicë e Veriut, 13 qershor.
Mitrovicë e Veriut, 13 qershor.

Qetësohet situata në Mitrovicë të Veriut

  • Rreth orës 13:00 të së martës, në Mitrovicë të Veriut janë dëgjuar sirena alarmi.
  • Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë të lënduar gjatë një aksioni në veri.
  • Sipas tij, Policia e Kosovës në këtë aksion e ka arrestuar Milun Milenkoviq- Llune, “një nga udhëheqësit e formacionit kriminal 'Mbrojtja Civile’”.
  • Sipas Sveçlës, i njëjti ka qenë edhe organizatori kryesor i sulmeve ndaj forcave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan para dy javësh.
  • Serbët lokalë kanë organizuar në tri komunat në veri të Kosovës, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.
  • Ata kanë protestuar rregullisht prej 29 majit, për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve shqiptarë në ndërtesat komunale.
11:24 1.6.2023

Borrell: Do të vazhdoj bisedimet me palët e përfshira

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, përsëriti të enjten se dhuna në Kosovë duhet dënuar dhe shtoi se do të vazhdojë të flasë me palët e përfshira.

"Më duhet të insistoj se dhuna nuk është zgjidhje. Dhuna duhet dënuar. Dhe autorët e kësaj dhune duhet të mbajnë përgjegjësi", tha Borrell.

Duke folur në margjina të një samiti evropian në Moldavi, ai tha se ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që ta luajë rolin e tij në zbutjen e krizës dhe se pret që mesazhin e njëjtë t’ia përcjellë edhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Borrell takoi Kurtin të mërkurën në margjina të një paneli të sigurisë në Bratisllavë, ndërsa me Vuçiqin pritet të takohet sot në Kishinjev.

11:15 1.6.2023

Mësueset performojnë pranë ndërtesës së komunës në Zveçan

Me rastin e 1 Qershorit - Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve - punonjëset e institucionit parashkollor në Zveçan performuan pranë ndërtesës së komunës, e cila po ruhet nga pjesëtarë të KFOR-it.

Ky institucion punon në sistemin e Serbisë.

Mësueset thanë se ishte planifikuar që fëmijët ta jepnin këtë shfaqje, por se ishte e pamundur për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë.

Zveçan, 1 qershor 2023.
Zveçan, 1 qershor 2023.

10:54 1.6.2023

Pamje nga Zveçani, Leposaviqi dhe Zubin Potoku

Edhe mëngjesin e së enjtes qytetarët serbë janë mbledhur për të protestuar në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok kundër kryetarëve shqiptarë të këtyre komunave.

Protestat e së enjtes në veri përmes fotografive

Qytetarët në Zveçan u mblodhën që në orët e hershme të mëngjesit të 1 qershorit për të protestuar kundër kryetarit shqiptar.
1/16 Qytetarët në Zveçan u mblodhën që në orët e hershme të mëngjesit të 1 qershorit për të protestuar kundër kryetarit shqiptar.
Edhe mëngjesin e së enjtes qytetarët serbë janë mbledhur për të protestuar në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok kundër kryetarëve shqiptarë të këtyre komunave.
Situata në Zveçan mëngjesin e së enjtes raportohet të jetë e qetë. 
2/16 Situata në Zveçan mëngjesin e së enjtes raportohet të jetë e qetë. 
Edhe mëngjesin e së enjtes qytetarët serbë janë mbledhur për të protestuar në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok kundër kryetarëve shqiptarë të këtyre komunave.
Protestuesit serbë në Zveçan.
3/16 Protestuesit serbë në Zveçan.
Edhe mëngjesin e së enjtes qytetarët serbë janë mbledhur për të protestuar në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok kundër kryetarëve shqiptarë të këtyre komunave.
Në Zubin Potok po proteston një numër i vogël i qytetarëve serbë. 
4/16 Në Zubin Potok po proteston një numër i vogël i qytetarëve serbë. 
Edhe mëngjesin e së enjtes qytetarët serbë janë mbledhur për të protestuar në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok kundër kryetarëve shqiptarë të këtyre komunave.
Situata në Zubin Potok raportohet e qetë mëngjesin e së enjtes.
5/16 Situata në Zubin Potok raportohet e qetë mëngjesin e së enjtes.
Edhe mëngjesin e së enjtes qytetarët serbë janë mbledhur për të protestuar në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok kundër kryetarëve shqiptarë të këtyre komunave.
Policia e Kosovës qëndron para ndërtesës komunale në Zubin Potok.
6/16 Policia e Kosovës qëndron para ndërtesës komunale në Zubin Potok.
Edhe mëngjesin e së enjtes qytetarët serbë janë mbledhur për të protestuar në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok kundër kryetarëve shqiptarë të këtyre komunave.
Gra të veshura me bluza të bardha dhe të kuqe duke protestuar në Zubin Potok.
7/16 Gra të veshura me bluza të bardha dhe të kuqe duke protestuar në Zubin Potok.
Edhe mëngjesin e së enjtes qytetarët serbë janë mbledhur për të protestuar në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok kundër kryetarëve shqiptarë të këtyre komunave.
<br />
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, punonjësit e institucionit parashkollor në Zveçan kanë performuar në afërsi të ndërtesës së komunës, e cila është siguruar nga pjesëtarët e KFOR-it.&nbsp;Ky institucion punon në sistemin serb.<br />
&nbsp;
8/16
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, punonjësit e institucionit parashkollor në Zveçan kanë performuar në afërsi të ndërtesës së komunës, e cila është siguruar nga pjesëtarët e KFOR-it. Ky institucion punon në sistemin serb.
 
Edhe mëngjesin e së enjtes qytetarët serbë janë mbledhur për të protestuar në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok kundër kryetarëve shqiptarë të këtyre komunave.
Në Zveçan, punonjësit e Autoritetit të Përkohshëm të kësaj komune, që funksionon nën sistemin e Serbisë, u regjistruan në listën e të punësuarve që u vendos në një tavolinë, si dëshmi që &ldquo;vijnë në punë&rdquo;.
9/16 Në Zveçan, punonjësit e Autoritetit të Përkohshëm të kësaj komune, që funksionon nën sistemin e Serbisë, u regjistruan në listën e të punësuarve që u vendos në një tavolinë, si dëshmi që “vijnë në punë”.
Edhe mëngjesin e së enjtes qytetarët serbë janë mbledhur për të protestuar në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok kundër kryetarëve shqiptarë të këtyre komunave.
Pjesëtarë të KFOR-it duke bërë roje në Leposaviq.
10/16 Pjesëtarë të KFOR-it duke bërë roje në Leposaviq.
Edhe mëngjesin e së enjtes qytetarët serbë janë mbledhur për të protestuar në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok kundër kryetarëve shqiptarë të këtyre komunave.
Protestues serbë tashmë janë mbledhur edhe në Leposaviq, ku para objektit të komunës janë vendosur ushtarë të misionit paqeruajtës të NATO-s, KFOR.
11/16 Protestues serbë tashmë janë mbledhur edhe në Leposaviq, ku para objektit të komunës janë vendosur ushtarë të misionit paqeruajtës të NATO-s, KFOR.
Edhe mëngjesin e së enjtes qytetarët serbë janë mbledhur për të protestuar në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok kundër kryetarëve shqiptarë të këtyre komunave.
Një tjetër pamje nga Leposaviqi.
12/16 Një tjetër pamje nga Leposaviqi.
Edhe mëngjesin e së enjtes qytetarët serbë janë mbledhur për të protestuar në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok kundër kryetarëve shqiptarë të këtyre komunave.
Protestuesit në Zubin Potok mëngjesin e së enjtes.&nbsp;
13/16 Protestuesit në Zubin Potok mëngjesin e së enjtes. 
Edhe mëngjesin e së enjtes qytetarët serbë janë mbledhur për të protestuar në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok kundër kryetarëve shqiptarë të këtyre komunave.
Pjesëtarë italianë të KFOR-it duke qëndruar roje pas gardhit me tela në Leposaviq, Kosovë, 1 qershor 2023.
14/16 Pjesëtarë italianë të KFOR-it duke qëndruar roje pas gardhit me tela në Leposaviq, Kosovë, 1 qershor 2023.
Edhe mëngjesin e së enjtes qytetarët serbë janë mbledhur për të protestuar në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok kundër kryetarëve shqiptarë të këtyre komunave.
Pjesëtarë të KFOR-it janë parë në disa rrugë në Zveçan mëngjesin e së enjtes.<br />
<br />
NATO-ja është e gatshme të dërgojë edhe më shumë trupa në Kosovë, për të qetësuar dhunën në veriun e këtij vendi, të banuar me shumicë serbe, deklaroi të enjten shefi i aleancës, Jens Stoltenberg.
15/16 Pjesëtarë të KFOR-it janë parë në disa rrugë në Zveçan mëngjesin e së enjtes.

NATO-ja është e gatshme të dërgojë edhe më shumë trupa në Kosovë, për të qetësuar dhunën në veriun e këtij vendi, të banuar me shumicë serbe, deklaroi të enjten shefi i aleancës, Jens Stoltenberg.
Edhe mëngjesin e së enjtes qytetarët serbë janë mbledhur për të protestuar në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok kundër kryetarëve shqiptarë të këtyre komunave.
Protestuesit në Zveçan.
16/16 Protestuesit në Zveçan.
Edhe mëngjesin e së enjtes qytetarët serbë janë mbledhur për të protestuar në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok kundër kryetarëve shqiptarë të këtyre komunave.
Previous slide
Next slide

10:44 1.6.2023

Milloviq: Gjendja e serbit të plagosur është e rëndë

Ish-kryetari i Komunës së Zveçanit, Dragisha Milloviq, tha se gjendja e një serbi, i cili "u plagos me armë zjarri gjatë përleshjes me pjesëtarët e KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës" në këtë qytet, "është e rëndë".

Aktualisht, shtoi ai, po konsiderohet nëse ai duhet të dërgohet në Beograd për trajtim të mëtejshëm.

"Bëhet fjalë për lëndime të rënda të legenit dhe enëve të gjakut", tha Milloviq për Radio-Televizionin e Serbisë.

Nga institucionet shëndetësore nuk ka asnjë konfirmim të këtij informacioni.

Përleshjet mes protestuesve serbë dhe pjesëtarëve të misionit paqeruajtës të NATO-s, KFOR, të hënën në Zveçan, lanë dhjetëra të plagosur në të dyja anët.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG