Ofensiva ruse në Kursk rrezikon arritjet e Ukrainës
Forcat ukrainase, të cilat po e mbajnë të okupuar një pjesë të rajonit të Kurskut në Rusi që nga vera e kaluar, ndodhen nën trysni të vazhdueshme ushtarake dhe mund t’iu duhet ta braktisin territorin, thonë analistët e intervistuar nga Radio Evropa e Lirë. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, kishte planifikuar ta këmbente zonën e Kurskut të pushtuar nga trupat e Kievit me territoret ukrainase që aktualisht ndodhen nën kontrollin e Rusisë, por ky plan mund të mos jetë më i realizueshëm. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Ibrahim Berisha)
Përmbajtja
-
14 dhjetor 2025Rusia ndalon Roblox-in, fëmijët i ankohen Kremlinit
-
12 dhjetor 2025Shtëpia e Bardhë “dorëzon” Ballkanin