Ukrainasi që iku nga "kampi i riedukimit" përshkruan indoktrinimin prorus
Gjashtëmbëdhjetëvjeçari Vladyslav Rudenko ndodhej në banesën e tij, në rajonin e Hersonit, kur ushtarët rusë e detyruan të shkonte në Krimenë e okupuar. Ai ishte në mesin e shumë të rinjve ukrainas që u morën nga territoret e okupuara për t’u dërguar në ato që Kievi i quan kampe proruse “riedukimi” proruse. Në një bisedë me Shërbimin ukrainas të Radios Evropa e Lirë, Rudenko kujton se si, për muaj të tërë, ishte detyruar të këndonte himnin kombëtar të Rusisë, dhe se mund të shikonte vetëm media ruse. Që nga fillimi i pushtimit në shkallë të gjerë, Kievi e ka akuzuar Moskën për dëbim aktiv të fëmijëve ukrainas në kuadër të atij që disa zyrtarë e kanë quajtur “gjenocid kulturor” ndaj identitetit ukrainas. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Ibrahim Berisha)
Përmbajtja
-
3 nëntor 2026A mund të na e hakojnë frigoriferin?
-
1 nëntor 2026Fqinjët e Putinit: Dy botë paralele buzë liqenit Valldai
-
30 tetor 2026Si dështuan institucionet ta mbronin Arlinda Zekajn?
-
30 tetor 2026Pa tanke, pa raketa: Sulmet që mund ta godasin Kosovën