Fyeu UÇK-në: Tremijë euro gjobë, dy vjet dëbim nga Kosova për zyrtarin serb
Ndihmësdrejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Igor Popoviq, u dënua me gjobë prej 3.000 eurosh dhe me dëbim nga Kosova për dy vjet. Dënimi me gjashtë muaj burgim iu zëvendësua me gjobë, pasi ai e pranoi fajësinë në një marrëveshje me Prokurorinë Speciale të Kosovës. Popoviq u akuzua se më 18 korrik, në Hoçë të Madhe të Rahovecit, i quajti “terroristë” ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Përmbajtja
-
24 gusht 2026Kush po përmendet për president të Kosovës?
-
20 gusht 2026Breshëri vdekjeprurëse raketash ruse në Kiev
-
19 gusht 2026Kush duhet të jetë president i Kosovës?
-
17 gusht 2026Uji si mjet i presionit politik