Taktikat brutale të forcave iraniane të sigurisë për shtypjen e protestave
Pamje të reja që po qarkullojnë online, po shpërfaqin forcat iraniane të sigurisë duke shtënë me armë në drejtim të protestuesve më 8 janar. Ata shihen edhe duke hyrë nëpër ndërtesa, duke arrestuar e rrahur njerëz në periudhën e shpërthimit të protestave masive. Radio Farda e Radios Evropa e Lirë bisedoi me familjarët e një protestuesi të vrarë në protestat e shtypura nga pushteti. HRANA, organizata për të drejta të njeriut, me seli në Shtetet e Bashkuara, ka thënë se mbi 3.900 njerëz janë vrarë në përleshje, por numri mund të rritet edhe më tepër. (Përgatitën: Krenare Cubolli dhe Bujar Tërstena)
Përmbajtja
-
28 tetor 2026"Vritesh o vdes urie": Jeta nën okupimin rus në Oleshki
-
28 tetor 2026Tetë vjet, gjashtë qeveri, një autostradë e papërfunduar
-
27 tetor 2026Pas Vuçiqit: Çfarë presin serbët e Kosovës?