74 fshikullima për një këngë: Këngëtarja iraniane dënohet për koncertin virtual
Autoritetet iraniane e kanë dënuar këngëtaren Parastoo Ahmadi me 74 goditje me kamxhik, për shkak të interpretimit të një kënge në një video në YouTube, që ka marrë 2.9 milionë shikime gjatë dy vjetëve të fundit. Ahmadi ka kënduar një këngë të njohur patriotike, të titulluar “Gjaku i Rinisë”, në një skenë të zbrazur teatrore, më 2024, me ndihmën e tetë muzikantëve dhe ekipit teknik. Edhe ata janë dënuar me fshikullima, me ndalesë të udhëtimit dhe me ndalim të çdo “aktiviteti artistik” për dy vjet. Ahmadi është akuzuar për “ofendim të moralit publik”, pasi ka performuar pa hixhab - shaminë e kokës që është e detyrueshme sipas rregullave të të ashtuquajturës “polici e moralit” e Iranit. (Përgatitën: Mimoza Sadiku dhe Mahir Elshani)
Përmbajtja
-
19 qershor 2026Kosova gati për më pak ushtarë të huaj
-
18 qershor 2026Dronët ukrainas godasin rafinerinë kryesore të naftës në Moskë
-
18 qershor 2026Dy dekada, tenderë milionësh dhe një pishinë e papërfunduar