Trump: SHBA-ja do të bëhet “Roja e Hormuzit”, me tarifë 20% për anijet
Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se Shtetet e Bashkuara synojnë të bllokojnë anijet iraniane në Ngushticën e Hormuzit dhe të vendosin tarifa për anijet e vendeve të tjera, si kompensim për garantimin e sigurisë në këtë rrugë ujore. Deklarata erdhi pas një vale të re sulmesh ajrore mes SHBA-së dhe Iranit. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ish-ambasadori amerikan në Katar, Tim Davis, tha se një aranzhim i tillë do të ishte vështirë të mbahej për një kohë të gjatë dhe, njëkohësisht, i papërballueshëm për aleatët e SHBA-së në rajonin e Gjirit. (Përgatitën: Valona Tela dhe Ibrahim Berisha)
Përmbajtja
-
27 gusht 2026Jeta dhe krimet e “Kasapit të Bosnjës”
-
26 gusht 2026Ura mbi Ibër: Pajtim për hapjen, përplasje për kohën
-
25 gusht 2026Filmi sfidues iranian vë në pah shtypjen e këngëtareve