Ndërlidhjet

Dy motra 20-vjeçare në Iran gjykohen për një rast të lidhur me protestat e janarit


Dy motra 20-vjeçare në Iran gjykohen për një rast të lidhur me protestat e janarit Dy motra 20-vjeçare në Iran gjykohen për një rast të lidhur me protestat e janarit
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:02:05 0:00

Gjashtëmbëdhjetë persona përballen me akuza që lidhen me protestat e mbajtura në janar në qytetin iranian të Isfahanit, gjatë të cilave u vra një kolonel i Gardës Revolucionare të Iranit. Mbrojtësit e të drejtave të njeriut kanë ngritur dyshime serioze për ligjshmërinë e procesit gjyqësor, përfshirë edhe akuzat ndaj dy motrave binjake 20-vjeçare, Taraneh dhe Romina Rahimi. Burime në Iran i thanë Radios Farda të Radios Evropa e Lirë se autoritetet kanë përdorur torturë për të nxjerrë rrëfime nga të akuzuarit. Po ashtu, ekziston frika se disa prej tyre mund të përballen me dënimin me vdekje. (Përgatitën: Valona Tela dhe Ibrahim Berisha)

XS
SM
MD
LG