Hyseni: Kontrollet e ATK-së evidentuan 60 milionë euro shmangie tatimore
Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka rritur për 35 për qind kontrollet ndaj bizneseve, sidomos ndaj atyre sezonale. Drejtori i përgjithshëm i ATK-së, Mentor Hyseni, thotë për Radion Evropa e Lirë se në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026 janë realizuar rreth 1.015 kontrolle, ku janë evidentuar rreth 60 milionë euro shmangie nga tatimi. Inspektimet, sipas tij, po vazhdojnë edhe në sektorët tjerë që konsiderohen më të ekspozuar ndaj evazionit fiskal, përfshirë ndërtimtarinë, tregtinë dhe hotelerinë.
Përmbajtja
-
23 nëntor 2026Kosovë - Kinë: Arsimi hap dyert që politika i mban mbyllur
-
20 nëntor 2026Propaganda ushtarake në shkolla revolton prindërit rusë
-
20 nëntor 2026Apeli në Hagë: Sa fuqi ka Kosova?