“Ta lavdërosh Mlladiqin në Srebrenicë është si t’i qeshësh familjes së viktimës në fytyrë”
Policë e gazetarë të shumtë në numër. Kjo ishte pamja në Srebrenicë, në ditën kur u ndalua nderimi i Ratko Mlladiqit, kriminel i dënuar i luftës, si dhe çdo tubim për madhërimin e tij. Kalimtarët e paktë në këtë qytezë, në lindje të Bosnje e Hercegovinës - ku më shumë se 8.000 boshnjakë u vranë në gjenocidin e kryer në korrik të vitit 1995 nga ushtria e Republikës Sërpska, nën komandën e Mlladiqit - nuk donin të flisnin para kamerës së Radios Evropa e Lirë. (Përgatitën: Flaka Zogu dhe Mahir Elshani)