Zgjedhja e nënkryetarëve, problemi i ri për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Procesi i konstituimit të Kuvendit të Kosovës ngeci sërish, më 9 shtator, pasi deputetët nuk u dakorduan për mënyrën e votimit të pesë nënkryetarëve. Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës akuzuan partinë fituese të zgjedhjeve për bllokadë, teksa Lëvizja Vetëvendosje tha se nuk mund të votojë nënkryetarë që kundërshtojnë kandidatin për president të shtetit. Seanca u shty për të premten e 11 shtatorit.
Përmbajtja
-
25 tetor 2026Forca të shtuara policore në qendër të Beogradit
-
23 tetor 2026Kosova në planet e reja ushtarake të NATO-s