Kasapi i Buçës: Balistika e lidh snajperin rus me vrasjen e civilëve ukrainas
Një hetim i ri e ka lidhur një snajper rus me një varg vrasjesh dhe të shtënash ndaj civilëve gjatë okupimit të Buçës në vitin 2022. Hetuesit ukrainas thonë se provat balistike, pamjet e kamerave të sigurisë, rrëfimet e dëshmitarëve, dhe një hulumtim i mëhershëm i Radios Evropa e Lirë çojnë te Artem Dementyev i Regjimentit të 234-t të Sulmeve Ajrore të Rusisë, i cili dyshohet për përfshirje në të paktën pesë vrasje, dhe në torturë, rrahje, të shtëna dhe ndalim arbitrar. (Përgatitën: Mimoza Sadiku dhe Mahir Elshani)