Radio Evropa e Lirë viziton territorin e porsaçliruar ukrainas pas kundërofensivës së heshtur
Korpusi i Tretë i Ushtrisë së Ukrainës çliroi 16 vendbanime dhe 277 kilometra katrorë në rajonin e Donjeckut, gjatë operacionit “Vivaldi”. Radio Evropa e Lirë vizitoi pozicionet në vijën e frontit dhe ndoqi rrugën që e bënë këmbësoria dhe trupat sulmuese ukrainase në kuadër të kundërofensivës së heshtur.