Ndërlidhjet

NATO: Planifikohen 90 ditë për zonën e ndalim-fluturimit


Zyrtarët thanë sot se planifikimet e NATO-s për zonën e ndalim-fluturimit mbi Libi, parashohin se do të zgjasin tre muaj, derisa vazhduan sulmet e koalicionit kundër forcave të Gadafit.

Misioni i zonës së ndalim-fluturimit, i mandatuar nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, e i miratuar nga vendet anëtare të NATO-s mbrëmë, pritet që të filloj në fillim të javës së ardhshme.

Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungesku, tha se aleanca parasheh operacion 90 ditësh.

Ajo precizoi se derisa komanda ushtarake do të mbetet brenda NATO-s, konferenca ndërkombëtare në Londër, javën e ardhshme, do t’i përcaktoj “udhëzimet e gjëra politike”.

Njëherësh, ushtria e Shteteve të Bashkuara ka njoftuar se forcat e koalicionit kanë hedhur 16 raketa Tomahauk dhe kanë fluturuar 153 herë, gjatë 24 orëve, duke e marrë në shënjestër artilerinë e Muamer Gadafit, forcat e mekanizuara dhe komandën e kontrollit të infrastrukturës.

Nga ana tjetër, ushtria franceze, ka njoftuar se mbrëmë, një aeroplan i saj ushtarak ka shkatërruar një bateri artilerike afër qytetit lindor Ajdabiya, që kontrollohet nga Gadafi.

Sot në jug të kryeqytetit Tripoli janë dëgjuar eksplodime të fuqishme.
XS
SM
MD
LG