Ndërlidhjet

SHBA kërkon falje për fotografitë në Afganistan


Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar falje për pakënaqësitë e shkaktuara nga botimi i fotografive, në të cilat ushtarët amerikanë kanë pozuar pranë afganëve të vrarë.

Deklarata vjen pasi gazeta “Rolling Stone” ka postuar në uebfaqen e saj imazhet nga Afganistani. Ushtria amerikane tha se “fotografitë e publikuara janë shqetësuese dhe në kundërshtim me standardet dhe vlerat e ushtrisë së Shteteve të Bashkuara”.

Javën e kaluar, revista gjermane “Der Spiegel” ka publikuar imazhe të ngjashme.
XS
SM
MD
LG