Ndërlidhjet

Buxheti miratohet pa votat e opozitës



Kuvendi i Kosovës me shumicë votash ka miratuar buxhetin për vitin 2011.

Buxheti është miratuar pa votat e opozitës e cila ka kundërshtuar nenin katër, me të cilin është aprovuar edhe shitja e Postës dhe Telekomit të Kosovës.

Miratimi në pako i buxhetit me shitjen e PTK-së nga opozita u cilësua si jo ligjore dhe jo kushtetuese.

Sidoqoftë, votimi ka sjellë si rezultat mbështetjen prej 66 për buxhetin, 25 kundër dhe 12 abstenime.

Dokumenti për buxhetin parasheh 1 miliardë e 264 milionë euro të hyra buxhetore, ndërsa 1 miliardë e 434 milionë euro shpenzime.

Këtu përfshihet edhe rritja e pagave për sektorin publik, ndërsa parashihet rritje ekonomike për 5.5 për qind.
XS
SM
MD
LG