Ndërlidhjet

Sot afati i fundit për biletat e Euro 2012



Federata evropiane e futbollit, UEFA, i ka tërhequr vëmendjen tifozëve se mesnata e sotme është afati i fundit kohor për të aplikuar për biletat e EURO 2012.

Finalet e kampionatit evropian të futbollit do të zhvillohen në Poloni dhe në Ukrainë. Në mes të muajit prill do të hidhet shorti për ndeshjet për të cilat ka pasur më shumë kërkesa se sasia e biletave të hedhura në treg.

Çmimet e biletave fillojnë nga 30 euro deri në 600 euro për vendet më të mira në ndeshjen finale.

Aplikimet për bileta mund të bëhen në faqen e internetit uefa.com
XS
SM
MD
LG