Ndërlidhjet

ANEB, pesimiste për krizën në Japoni


Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, Jukia Amano, tha se kriza atomike në centralin e Fukushimës mbetet “shumë serioze” dhe se mund të jetë larg fundit.

Ai i bëri këto komente pas takimit me sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun, në Nairobi.

Kriza do të marrë më shumë kohë seç pritej, tha Amano.

Autoritetet vazhdojnë luftën me nivelet e larta të radioaktivitetit, të zbuluara në ujërat nëntokësore pranë impiantit, ndërsa banorët brenda zonës 20-kilometërshe janë evakuuar.
XS
SM
MD
LG