Ndërlidhjet

Ndahet nga jeta gazetari Marash Berisha



Në moshën 84 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari Marash Berisha. Ai ishte një nga maturantët e parë të gjimnazit të Prishtinës, ndërsa Fakultetin Filologjik e kreu në Beograd.

Berisha ka punuar si gazetar në Radio Beograd dhe ishte ndër gazetarët e parë të emisioneve në gjuhën shqipe në Televizionin e Prishtinës dhe më pas korrespondent i saj nga Beogradi.

Zoti Marash Berisha ka punuar dhe si korrespondent i Radios Evropa e Lirë nga Beogradi.
XS
SM
MD
LG