Ndërlidhjet

Kosovë: AKR kërkon që të mos luhet me emra presidentësh


Aleanca Kosova e Re është e vendosur që ta respektoj marrëveshjen e koalicionit dhe për këtë i inkurajon të gjitha partitë politike në Kosovë, që të arrijnë kompromis për proceset e ardhshme politike në Kosovë, “por jo duke luajtur me emra presidentësh”.

Mëtutje, në njoftimin e kësaj partie, theksohet se “debatet për emrin e presidentit janë pjesë e lojërave politike”.

AKR-ja bënë thirrje për zhvillimin e kontakteve të mëtejshme të partive politike parlamentare për të dalë nga kriza.

Mëtutje, AKR-ja thekson se “iniciativa e djeshme për takimin midis Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës, me ndërmjetësimin e presidentit Pacolli” duhet të jetë vetëm hapi i parë në drejtim të gjetjes së marrëveshjes politike, që përfshinë ligjin zgjedhor, ndryshimet e Kushtetutës, e të tjera.
XS
SM
MD
LG