Ndërlidhjet

Ish zyrtari libian fton Perëndimin të veprojë



Një ish ministër i Libisë, i cili u arratis nga vendi, tha se shumë anëtarë të rrethit të ngushtlë të Moamer Gadafit janë tepër të frikësuar për të dezertuar.

Ish ministri i Tregtisë, Omar Fati bin Shatvan i tha agjencisë AP se ai kishte ikur të premten nga qyteti Misrata në Maltë me një anije peshkimi.

Shatvan, i cili u largua nga qeveria në vitin 2007, tha se shumë anëtarë të regjimit druajnë për jetën e tyre nëse ikin nga vendi.

Ai gjithashtu i bëri thirrje NATO-s që ta intensifikojë fushatën ushtarake duke thënë se "Perëndimi duhet të veprojë shpejt që ta përfundojë punën".
XS
SM
MD
LG