Ndërlidhjet

Japonia tërheq alarmin për cunami


Instituti Meteorologjik i Tokios ka tërhequr alarmin për cunami, 90 minuta pasi një tërmet i ri ka goditur vendin.

Tërmeti me magnitudë 7.4 ka tronditur bregun lindor të Honshusë, rreth 144 kilometra nga centrali bërthamor Fukushima. Ky i fundit ka pësuar dëme të mëdha pas katastrofës së 11 marsit.

Dridhjet e sotme kanë shkaktuar panik në mesin e qytetarëve, por pas vëzhgimit në det, shërbimet sizmiologjike të vendit deklaruan se asnjë cunami nuk është verifikuar.
XS
SM
MD
LG