Ndërlidhjet

Obama përshëndet marrëveshjen për buxhetin federal



Presidenti Barak Obama e ka përshëndetur marrëveshjen e udhëheqësve të Kongresit, e cila shmangu mbylljen e shërbimeve qeveritare, duke thënë se "amerikanët që kanë besime të ndryshme u bënë bashkë".

Obama tha se disa shkurtime do të jenë të dhembshme, por shtoi se Shtëpia e Bardhë i ka mbrojtur projektet prirotare të saj.

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, republikani Xhon Boner raportoi për arritjen e marrëveshjes dy orë para afatit të fundit, pas të cilit qeveria amerikane do të duhej të ndërpriste një pjesë të madhe të aktiviteteve.
XS
SM
MD
LG