Ndërlidhjet

Egjipt: Hosni Mubarak i kundërshton akuzat për korrupsion


Ish presidenti i Egjiptit, Hosni Mubarak, tha sot se akuzat për korrupsion kundër familjes së tij janë të pabaza.

Në një deklaratë, ai theksoi se “do t’i shfrytëzoj të gjitha të drejtat juridike për ta mbrojtur reputacionin tim dhe atë të familjes sime”.

Zoti Mubarak është detyruar të largohet nga posti i presidentit, pas protestave masive kundër regjimit të tij, që ka zgjatur më se katër dekada.
XS
SM
MD
LG