Ndërlidhjet

Karzai i fajëson të huajt për bankën e Kabulit


Presidenti i Afganistanit Hamid Karzai tha se punon për ta reformuar Bankën e Kabulit, por shtoi se këshilltarët e huaj kanë pjesë të madhe të përgjegjësisë për keqmenaxhimin e kreditorit më të madh në vend.

Karzai tha se akcionerët e bankës janë mënjanuar, ndërsa ata që nuk i kthejnë fondet e huazuara do të përballen me hetime kriminale.

Banka e Kabulit pothuaj kollapsoi vitin e kaluar nën akuzat për keqmenaxhim dhe huadhënie të diskutueshme.

Disa nga bashkëpunëtorët ndërkombëtarë të Afganistanit i kanë ndërprerë financimet deri sa të qartësohet sistemi financiar.
XS
SM
MD
LG