Ndërlidhjet

Shtatë të vdekur në Bellorusi



Një shpërthim e goditi sot stacionin e metrosë në kryeqytetit bellorus Minsk, ndërsa agjencisë zyrtare të lajmeve thonë se shtatë vetë kanë vdekur.

Shpërthimi ndodhi në orët e pasditës në stacionin Oktjabrskaja, rreth 100 metra nga ndërtesa ku ndodhen zyrat e presidentit Aleksandr Lukashenko.

Stacioni ishte përplot njerëz në çastin e shpërthimit.

Nuk ka indicie nëse shpërthimi ishte aksident apo sulm terrorist.

Tensionet janë rritur në Bellorusi nga 19 dhjetori, kur demonstratat masive kundër rizgjedhjes së presidentit Lukashenko u shtypën nga policia dhe mbi 700 vetë u arrestuan, përfshirë shtatë kandidatët presidencialë.
XS
SM
MD
LG