Ndërlidhjet

Tërmeti 6.3 shkallësh godet Tokion



Një dridhje e fortë e tokës me manjitudë 6.3 shkallë, ka goditur kryeqytetin e Japonisë dhe zonat për rreth.

Nuk ka raporte për të lënduar apo dëme nga lëkundja e tokës dhe nuk është lëshuar paralajmërim për cunami.

Dridhja e tokës u regjistrua pak pas orës 8 sipas kohës lokale.

Më 11 mars, Japoninë e goditi një tërmet dhe cunami me fuqi 9.0 shkallë që shkaktoi vdekjen e të paktën 25.000 njerëzve, dhe dëmtoi centralin bërthamor në Fukushima.
XS
SM
MD
LG