Ndërlidhjet

Aleatët nuk e ndalin fushatën derisa Gadafi të shkojë



Udhëheqësit e Britanisë, Francës dhe Shteteve të Bashkuara zotohen të vazhdojnë fushatën ushtarake në Libi derisa lideri Moamer Gadafi të lërë pushtetin.

Në një artikull të përbashkët të botuar në gazetat në të dyja anët e Atlantikut, Dejvid Kamerun, Nikola Sarkozi dhe Barak Obama thanë se mbetja e Gadafit në pushtet do të ishte "tradhëti e paarsyeshme" e popullit të Libisë.

Më herët, ministrat e jashtëm të NATO-s i mbështetën thirrjet që Gadafi të lërë pushtetin, dhe thanë se aleanca do ta vazhdojë misionin e saj në Libi për aq sa të ketë nevojë.

Ndërkohë, rebelët libianë kanë bërë thirrje për më shumë sulme ajrore dhe thanë se ata po përballen me masakër nga forcat qeveritare, të cilat të enjten e bombarduan qytetin Misrata me raketa.

Aeroplanët e NATO-s i bombarduan caqet në Tripoli, ku televizioni shfaqi pamje të Gadafit duke kaluar nëpër rrugët e qytetit.
XS
SM
MD
LG