Ndërlidhjet

Siri: Tërhiqet ligji i emergjencave


Agjencia shtetërore e lajmeve e Sirisë ka raportuar se qeveria e ka aprovuar një rregullore që heq ligjin e emergjencave i cili kishte disa dekada që ishte në fuqi.

Kjo ka qenë një nga kërkesat kryesore të demonstruesëve që kërkojnë reforma.

Presidenti Bashar Al Asad tani duhet të nënshkruaj rregulloren për ta shëndëruar në ligj megjithëse raportime të mediave të ndryshme thonë se nënshkrimi i tij është më shumë formalitet.

Agjencia e lajmeve, Sana, njofton se qeveria gjithashtu eliminojë gjykatën e shtetit për siguri që trajtonte rastet e të burgosurëve politik dhe aprovojë një ligj të ri që lejon protestat paqësore.

Megjithatë, është ende e paqartë nëse këto lëvizje në legjislaturën e Sirisë dhedo ta lehtësojnë goditjen që po përjetojnë protestuesit anti qeveritar.

Disa orë para se të miratohej ligji, policia e shtetit paralajmërojë protestuesit që të tërhiqen ndërsa tashmë janë bërë të ditura informacionet që thonë se forcat e sigurisë kanë shtënë me armë zjarri ndaj demonstruesve në qytetin Homs.
XS
SM
MD
LG