Ndërlidhjet

Japonia miraton buxhetin e emergjencës



Qeveria japoneze miratoi fondin prej 50 miliardë dollarësh që synon rimëkëmbjen financiare dhe rindërtimin e vendit pas tërmetit dhe cunamit shkatërrues të 11 marsit.

Buxheti i emergjencës, siç është quajtur fondi në fjalë, është vetëm një pjesë e sasisë së parave që nevojiten për të rindërtuar Japoninë pas katastrofave të fundit natyrore.

Në total projektet e rindërtimit do të kushtojnë 300 miliardë dollarë.

Nga tërmeti dhe cunami i 11 marsit në Japoni humbën jetën 25 mijë njerëz si dhe pati rrjedhje radioaktive nga centrali bërthamor i Fukushimës.
XS
SM
MD
LG