Ndërlidhjet

PRISHTINË


Ndërtimi i kapaciteteve të institucioneve të Kosovës është një shqetësim i zëvendësshefit të UNMIK-ut Steven Schook, i cili në dy javët e ardhshme do të bëjë vizita të gjitha ministrive për të parë prioritetet dhe qëllimet e tyre për këtë vit. Në një takim me ministren e Shërbimeve Publike Melihate Tërmkolli, ai ka thënë se duhet shumë punë për t’u bërë, në mënyrë që kosovarët të përgatiten për të pranuar kompetencat e plota nga UNMIK-u.
Në Ministrinë e Shërbimeve Publike, z.Schook, ka shprehur shqetësimin për këtë transferim duke kërkuar nga kosovarët që të punojnë më shumë.
Por, ministrja e Shërbimeve Publike, Melihate Tërmkolli shprehet e bindur se kosovarët do të jenë të gatshëm për pranimin e më shumë kompetencave.
XS
SM
MD
LG