Ndërlidhjet

DREZDEN


I dërguari i posaqëm i Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari sot dhe nesër në Drezden të Gjermanisë do të bisedoj me drejtorët politikë të ministrive të jashtme të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, ka njoftuar zëdhënësi Remi Durlo. Ai mëtutje tha se ky do të jetë takim i rregullt i drejtorëve politikë, në të cilin e vetmja temë do të jetë Kosova. "Kur e mori presidencën e radhës së Bashkimit Evropian, Gjermania ka theksuar se njëri nga prioritetet është zgjidhja e statusit të Kosovës", tha Remi Durlo, zëdhënësi i të dërguarit të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari.
XS
SM
MD
LG