Televizioni shtetëror i Iraku raportoi se trupat amerikane kanë bastisur konsullatën e Iranit, në qytetin verior Arbil dhe kanë arrestuar disa zyrtarë iranianë. Agjencia iraniane IRNA e konfirmoi këtë ndërhyrje, duke raportuar se trupat e Shteteve të Bashkuara kanë arrestuar pesë zyrtarë iranianë dhe kanë konfiskuar dokumente dhe pajisje.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.