Ndërlidhjet

BAGDAD


Qeveria irakiane e ka mirëpritur planin e presidentit George Bush për dërgimin e trupave shtesë në Irak.
Zëdhënësi Ali al-Dabbagh tha se rritja e trupave është në interesin e Irakut.
Britania e mirëpriti planin por tha se nuk do të dërgojë më shumë trupa të veta.

"Nuk është synimi ynë, në këtë kohë, të dërgojmë më tepër trupa. Ne shpresojmë të vazhdojmë të bëjmë progres në Basra dhe t'u japim më tepër përgjegjësi forcave irakiane", tha Sekretarja e Jashtme Margaret Beckett.
Edhe kryeministri John Howard tha se Australia nuk ka plane të dërgojë më shumë trupa, por shtoi se humbja e Amerikës ose e Perëndimit në Irak do të nxiste terrorizmin dhe do të kishte pasoja të papara për stabilitetin në Lindjen e Mesme.
Komisioni Evropian theksoi se nevoiten edhe masa tjera për të stabilizuar Irakun.
"Përgjigjet ndaj situatës në Irak duhen gjetur jo vetëm në masat e sigurisë, por edhe në procesin e pajtimit politik dhe kombëtar. Gjitha këto duhen adresuar në mënyrë paralele", tha zëdhënësja Ema Udwin.
Ministri i Jashtëm i Francës Philippe Doust-Blazy tha se gjendja në Irak po përkeqësohet dita ditës, dhe shtoi se zgjidhja e vetme për stabilitetin e vendit është pjesëmarrja e të gjitha palëve në shoqëri.
XS
SM
MD
LG