Ndërlidhjet

BERLIN


Sekretarja amerikane e Shtetit Condoleezza Rice ka arritur në Londër ku do të takohet me kryeministrin britanik Tony Blair. Me këtë vizitë sekretarja Rice, përfundon turneun që kishte për qëllim ripërtëritjen e procesit të paqes në Lindje të Mesme. Gjatë vizitës në Gjermani, që pasoi vizitat në disa vende të Lindjes së Mesme, Rice tha se "katërshja e negociatorëve me gjasë do të takohet më 1 apo 2 shkurt në Uashington për të diskutuar përpjekjet paqësore izraelito-palestineze".
"Nuk ka dyshim se mund të ketë ndikim të rëndësishëm në tërë rajonin nëse shënojmë progres për arritjen e paqes në Lindjen e Mesme. Kam takuar palë, të cilët kanë shprehur dëshirën për përshpejtimin e planit të paqes", tha Rice.
XS
SM
MD
LG