Ndërlidhjet

PRISHTINË


Ekipi Negociator i Kosovës ka marrë sot mbi vete të gjitha përgjegjësitë në lidhje me statusin e Kosovës dhe zbatimin e veprimeve që do të dalin në ndërkohë në këtë proces. Duke miratuar një kornizë veprimesh, Ekipi Negociator është pajtuar që të gjitha vendimet në lidhje me pakon e Ahtisaarit dhe zbatimin e marrëveshjes për statusin të merren me koncensus nga negociatorët kosovarë. Grupi Negociator ka vendosur që të ekzistojë në këtë format deri në zgjidhjen e statusit të Kosovës si shtet i pavarur. Të gjitha vendimet e veta, Ekipi Negociues ka vendosur ndërkaq t'i procedojë në Kuvendin e Kosovës për miratim.
XS
SM
MD
LG