Ndërlidhjet

SHKUP


Pesë policë të Maqedonisë janë arrestuar të dyshuar për përfshirje në trafikimin e njerëzve, ka njoftuar sot Ministria e brendshme. Mendohet se të dyshuarit u kanë mundësuar 6 personave nga Kosova, më herët këtë muaj, që të hyjnë në Maqedoni për të udhëtuar për në Austri, me pasaporta të falsifikuar, thuhet mëtutje në njoftim. Prej atëherë policia e Austrisë këta persona i kishte kthyer prapa në Maqedoni. Është thënë se të pesë personat punonin në aeroportin e Shkupit.
XS
SM
MD
LG