Ndërlidhjet

BEOGRAD


Sot pritet të shpallen rezultatet e para zyrtare nga zgjedhjet parlamentare në Serbi.
Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci ka njoftuar se Partia Radikale Serbe ka fituar 28.5 %, Partia Demokratike e presidentit Boris Tadiq 23 %, ndërsa e treta radhitet Partia Demokratike e Serbisë e kryeministrit Vojisllav Koshtunica me 17 %. Partneri i tyre i koalicionit, G17 Plus ka fituar 6.8 %. Partia Socialiste 6.1 %, ndërsa Partia Liberal Demokrate pak më shumë se 5 %, që është kufiri për të hyrë në Parlament.
Në Kosovë, Partia Demokratike e kryeministrit Koshtunica ka fituar më së shumti vota nga serbët e Kosovës. Pas saj radhiten Partia Radikale dhe Partia Demokratike e presidentit Tadiq.
Votimet në Serbi u mbajtën disa ditë përpara se i dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara Martti Ahtisaari të shpallë planin e tij për të ardhmen e Kosovës.
XS
SM
MD
LG