Ndërlidhjet

VJENË


I dërguari i Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari e ka përfunduar pakon e tij për statusit e Kosovës, i tha sot Radios Evropa e Lirë, zëdhënësi Remi Durlo.
- Propozimi është gati dhe do ta paraqesim të premten më 26 janar në takimin që do të mbahen në Vjenë, me anëtarët e Grupit të Kontaktit dhe pastaj, zoti Ahtisaari planifikon të udhëtoj për në Prishtinë dhe Beograd, që t'ua paraqesë atë zyrtarisht të dy palëve, tha zoti Durlo.
Ai mëtutje tha se Martti Ahtisaari do ta paraqesë pakon komplete të propozimit të tij për statusin e Kosovës. I pyetur për mundësinë eventuale që zgjedhjet në Serbi dhe formimi i qeverisë së re atje të ndikojnë për një shtyrje të re të propozimit për Kosovën, zoti Durlo tha se Martti Ahtisaari nuk do ta pret formimin e qeverisë së re në Serbi.
XS
SM
MD
LG