Ndërlidhjet

PRAGË


Duke reaguar ndaj fjalimit vjetor të presidentit George Bush, senatori amerikan nga Virxhinia, Jim Web, e akuzoi presidentin për "pamaturi", duke i çuar Shtetet e Bashkuara në luftë, ndërsa i bëri thirrje që të fillojë tërheqjen e trupave nga Iraku.
Ndaj fjalimit vjetor të presidentit Bush, ka reaguar edhe ministri japonez i Mbrojtjes. Fumio Kyuma tha se presidenti amerikan ka gabuar për invadimin e Irakut. Ai shtoi se Japonia duhet t'a shqyrtojë me kujdes nëse do t'a përtërijë përkrahjen logjistike për forcat e saj në Irak para se të përfundojë misioni i tyre në korrik.
Ndërkohë në Irak, politikanët Sunitë dhe Shiitë thanë se kanë parë shumë pak risi në fjalimin vjetor të presidentit George Bush.
Nga ana tjetër komandani i sapoemëruar i forcave amerikane në Irak, gjenerali David Petraeus shfaqi besimin se plani i ri i presindetit Bush për Irakun, mund t'i ndalë vrasjet sektare atje.
XS
SM
MD
LG