Ndërlidhjet

BEOGRAD


Ministri i deritashëm i Serbisë për qeverisje lokale, Zoran Lonçar ka thënë se paraqitja e propozimit për zgjidhjen e statusit të Kosovës, para formimit të qeverisë së re, paraqet shkelje të rëndë të standardeve evropiane. "Është esenciale se propozimi i Ahtisaarit nuk është fryt i bisedave me Beogradin, por ky është një dokument i njëanshëm dhe Beogradi në të në asnjë mënyrë nuk ka marrë pjesë", tha zoti Llonçar. Ai mëtutje u shpreh se nga disa qarqe nga Bashkësia ndërkombëtare është bërë presion i fuqishëm që Vojisllav Koshtunica të takohet me Martti Ahtisaarin , por zoti Koshtunica nuk do ta bëjë këtë.
XS
SM
MD
LG