Ndërlidhjet

PARIS/PRISHTINË


Shefi i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Joachim Ruecker, ka nënshkruar sot në Paris me UNESCO-n marrëveshjen për zbatimin e projektit të parë për restaurimin dhe ruajtjen e objekteve të trashëgimisë kulturore. Sipas një njoftimi nga UNMIK-u në Prishtinë, zoti Ruecker ka thënë se “objektet kulturore dhe fetare janë një dëshmi e jashtëzakonshme e historisë së vecantë të Kosovës dhe mbrojtja e tyre është thelbësore në procesin e përmirësimit dhe konsolidimit të marrëdhënieve ndërmjet komuniteteve të ndryshme në Kosovë”. Marrëveshja e sotme pason konferencën e donatorëve të UNESCO-s, të mbajtur në vitin 2005, gjatë së cilës donatorët janë zotuar se do të japin 10 milionë dollarë për mbrojtjen objekteve të trashëgimisë kulturore në Kosovë.
XS
SM
MD
LG