Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti amerikan, George Bush e ka paraqitur propozimin e tij për buxhetin për vitin 2008 në Kongresin e Shteteve të Bashkuara. Në këtë propozim-buxhet parashihet që për mbrojtje të shpenzohen më tepër se 624 miliardë dollarë gjatë 12 mujave, duke filluar prej 1 tetorit të këtij viti. Këtu përfshihen edhe fonde plotësuese për luftërat në Irak dhe në Afganistan. Administrata e presidentit Bush ka rekomanduar rritjen e ndihmës për Kosovën për më tepër se 150 milionë dollarë. Rritje të fondeve janë paraparë edhe për Afganistanin dhe Pakistanin. Presidenti Bush tha se prioriteti numër një është siguria:
- Prioriteti ynë është mbrojtja e popullit amerikan. Prioritet i yni është që të jemi të sigurtë se trupat tona i kanë të gjitha ato që u duhen për ta bërë punën e tyre. Poashtu kemi edhe prioritete kombëtare të arsimit dhe të kujdesit shëndetësor, tha presidenti Bush.
XS
SM
MD
LG