Ndërlidhjet

VJENË/TEHERAN


Kryenegociatori bërthamor i Iranit Ali Larijani, takohet sot në Vjenë me drejtorin ekzekutiv të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Energji Bërthamore, Mohamed El Baradei.
Takimi mbahet një ditë para skadimit të ultimatumit të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që Irani të ndërpresë pasurimin e uraniumit, ose të përballet me sanksione të mëtejme ekonomike.
Ndërkohë presidenti iranian Mahmud Ahmedinejad tha se Teherani dëshiron të hyjë në negociata rreth programeve bërthamore, por jo me kushtin që të heq dorë nga pasurimi i uraniumit.
"Vendet e perendimit duhet së pari vet të heqin dorë nga pasurimi i uraniumit, nëse dëshirojnë që edhe Teherani të heq dorë dhe të vazhdojmë me negociatat", ka thënë Ahmedinejad.
XS
SM
MD
LG